Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

11.246 raste aktive me Covid, si krahasohet Shqipëria me vendet e rajonit?

schedule23:06 - 1 Nëntor, 2020

schedule 23:06 - 1 Nëntor, 2020

Vala e dytë e koronavirusit të ri ka filluar në gjithë kontinentin europian, ndërkohë shumë shtete kanë filluar të marrin masa të reja për të luftuar shpërndarjen e virusit.

Kosova prej të hënës do të fillojë masat e reja të prezantuara nga Qeveria e re po ashtu edhe vende të tjera të rajonit.

Ndërkohë Shqipëria vijon të shënojë rritje të rasteve me Covid-19, duke bërë që dita e sotme të regjistronte numrin më të lartë të viktimave, me 9 humbje jete ndërsa 327 persona rezultuan pozitiv.



Në krahasim me vendet e Rajonit, vendi ynë renditet i katërti për numrin më të lartë të personave të infektuar, e ndjekur nga Kosova dhe i fundit Mali i Zi.

Renditja:

Bosnja e Hercegovina: Gjithsej raste: 51,505, raste në 24 orët e fundit: +1,415, vdekje: 1,248, vdekje në 24 orët e fundit: +14, të shëruar: 28,194, raste aktive: 22,063, total testime: 318,213

Serbia: Gjithsej raste: 48,403, raste në 24 orët e fundit: +1,449, vdekje: 826, vdekje në 24 orët e fundit: +6, të shëruar:31,536, raste aktive: 16,041, total testime: 1,345,170;

Maqedonia e Veriut: Gjithsej raste: 32,436, raste në 24 orët e fundit: +864, vdekje: 1,004, vdekje në 24 orët e fundit: +10, të shëruar: 21,090, raste aktive: 10,342, total testime: 251,848;

Shqipëria: Gjithsej raste: 21,202, raste në 24 orët e fundit: +327, Vdekjet: 518, vdekje në 24 orët e fundit: +9, të shëruar: 11,246, raste aktive: 9,438, total testime: 122,293

Kosova: Gjithsej raste: 20.179, raste në 24 orët e fundit: +337, vdekjet: 688, vdekje në 24 orët e fundit: +7, të shëruar: 15.611, raste aktive: 3.880, total testime: 95.774;

Mali i Zi: Gjithsej raste: 18,714, raste në 24 orët e fundit: +373, vdekjet: 313, vdekjet në 24 orët e fundit: +12, të shëruar: 14,216, raste aktive: 4,185, total testime: 91,169;

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!