Gjirokastra po vizitohet nga shumë turistë të huaj. Shifra tregojnë për rekord vizitorësh dhe vetëm gjatë muajit qershor në këtë qytet u regjistruan 14 mijë persona.
Kalldremi i Gjirokastrës është i populluar. Kanë ardhur në vende të ndryshme. Të organizuar ose jo. Por këtu në qytetin e gurtë mund të takosh njerëz të kombeve të ndryshme. Dinë pak për Shqipërinë, por u pëlqen. Më të dashur shfaqen turistët që vijnë nga Turqia. Thonë se u duket sikur kanë shkuar në shtëpinë e njerëzve të tyre.
“Ne vimë nga Turqia dhe e duam vendin tuaj. Nndihemi se ju dhe zemra jonë janë sëbashku.Udhëtimi jonë nisi nga Durrsi ,Vlora,Saranda Ksmail, Syri i Kaltër ishte e pabesueshme gati perfekte . Na pëlqen ta vizitojnë këtë vend dhe që tani kemi nisur të planifikojmë të rikthehemi sërisht”.
Ka turistë që vijnë për herë të parë në vendin tonë. Ky çift është në mesin e 14 mijë personave që u ndalën në Gjirokastër vetëm në ditët e Qershorit.
Thonë se u pëlqejnë njerëzit dhe mund të merren vesh përmes anglishtes.
“Jemi nga Gjermania dhe është hera e parë qe vimë në shqipëri. Ne kemi udhëtuar në shumë vende por ende nuk kemi parë shumë nga shqipëria e di që ka shumë male të bukura ,det fantastik dhe njerëzit janë miqësor .Kaq mund te them për shqipërinë,di që qyteti juaj është në UNESCO .Njerëzit këtu janë të hapur dhe pjesa me madhe flasin anglisht kështu që është e thjeshtë te komunikosh”.
Nga vendet e largëta për ta Shqipëria është kuriozitet. Një nga ato eksperiencat që më tepër do u ofrojë njohje.
Ky turist nga Amerika thotë nuk di asgjë për këtë vend, por po e shijon.
“Vij nga Amerika erdha në Shqipëri hyra nga Maqedonia. Po shoh që është një vend vërtet i bukur . Di fare pak për Shqipërinë është një eksperience e re për ne. Po e shijojmë mjaftueshëm por nuk dimë azgjë për këtë vend .E di që Gjirokastra është pasuri e mbrojtur nga UNESCO përpara se të vinim bëmë disa kërkime dhe për këtë arsye jam këtu”
Gjirokastra është destinacion i sigurtë për vizitorët dhe popullohet jo vetëm në sezon.
Statistikat tregojnë se që prej fillimit të vitit deri në fund të muajit Maj, 10 mijë persona e vizituan qytetin.
Por vetëm në ditët e qershorit u regjistrua shifra rekord, 14 mijë vizitorë. /abcnews.al