Real Madrid pret Interin të martën në mbrëmje, dueli i tretë i fazës së grupeve në Champions League. “Los Blancos” numërojnë vetëm një pikë dhe kundër ekipit të Contes nuk kanë alternativa përveç fitores.
Gjithsesi, Zinedine Zidane ka marrë një lajm negativ përpara duelit të ditës së martë. Marca raporton se një prej lojtarëve të ekipit të parë ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në testet e kryera përpara takimit të Champions League.
?? Más problemas para Zidane. Un jugador de la primera plantilla ha dado positivo en las pruebas de COVID-19 https://t.co/pw8r8JZ6aB
— MARCA (@marca) November 1, 2020
Emri i futbollistit nuk bëhet i ditur, teksa të gjithë pjesëtarët e kampionëve të Spanjës do t’i nënshtrohen sërish tamponëve në orët e ardhshme. /abcnews.al