Barcelona nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen jashtë fushe me Alaves. Vendasit kaluan të parët në avantazh pas gjysmë ore lojë me anë të sulmuesit Luis Rioja.
FINAL #AlavésBarça 1-1
? ¡Reparto de puntos entre @Alaves y @FCBarcelona_es!#LaLigaSantander #HayQueVivirla #ResultadosLS pic.twitter.com/H0IcnODaGU
— LaLiga (@LaLiga) October 31, 2020
27-vjeçari përfitoi nga një gafë e shumëfishtë e katalanasve dhe dërgoi topin në rrjetë. Barazimi erdhi në minutën e 63-të me anë të Antoine Griezmann, i cili realizoi me një “panenka” të bukur.
Vendasit mbetën me dhjetë lojtarë një minutë më parë, por ia dolën të merrnin një pikë në këtë takim. Ndeshja e tretë radhazi pa fitore në kampionat për Barcelonën, që renditet në vend të 12-të me 8 pikë. /abcnews.al

