Armando Broja gjen golin e radhës në Eredivisie të Holandës. Sulmuesi i talentuar i kombëtares, ka shënuar golin e dytë për Vitessen në fitoren 1-3 jashtë fushe kundër Willem II.
Minuta e 63-të, 19-vjeçari nga Malësia e Madhe mori një asist nga Manhoef dhe goditi menjëherë, duke mposhtur portierin vendas.
Goli i katërt në kampionat për lojtarin e kombëtares dhe tjetër fitore e rëndësishme për Vitessen, që vijon të ndajë vendin e parë me Ajax. /abcnews.al