Barcelona arriti një fitore të madhe në mesjavë në Itali kundër Juventusit. Skuadra e Roland Koeman triumfoi 0-2 në duelin prestigjioz të Champions League, teksa sot po luan jashtë fushe me Alaves në kampionat.
Takimi është zhbllokuar pas gjysmë ore lojë dhe vendasit kanë nisur festën. Gafë e shumëfishtë e ekipit katalanas, duke nisur me mbrojtjen dhe portierin brazilian Neto.
31′ Gol de Luis Rioja#AlavésBarcelona pic.twitter.com/IPN7geFNFQ
— Goles En Directo (@endirectogoles) October 31, 2020
Sulmuesi i Alaves, Luis Rioja besoi deri në fund, përfitoi nga përgjumja e miqve dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhuruar avantazhin ekipit të tij. /abcnews.al

