Numri i viktima nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Greqinë një ditë më parë ka shkuar në 37, prej të cilëve 35 në Turqi dhe 2 në ishullin grek Samos.
Mes viktimave që u nxorën nga rrënojat në Izmir ishte edhe një fëmijë i cili kishte mbetur i bllokuar nën rrënoja bashkë me nënën dhe dy vëllezërit e tjerë. Ata mbetën të bllokuar për 18 orë nën një ndërtesë. Ndërkohë që ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për një tjetër fëmijë nga e njëjta familje.
Tërmeti shkatërroi të paktën 20 ndërtesa në Izmir, duke shkaktuar panik në qytet. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, duke folur për mediat tha se 885 njerëz u plagosën, 15 prej të cilëve vazhdojnë të jenë në gjendje kritike. /mv.abcnews.al