“Golden Tapir” për Andrea Pirlon: Do ta ha “panettone”-n, kam besim

schedule08:31 - 31 Tetor, 2020

schedule 08:31 - 31 Tetor, 2020

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, ka fituar çmimin “Golden Tapir”. Ky trofe jepet nga emisioni italian “Striscia La Notizia” për dikë i cili ka zhgënjyer me paraqitjet e tij apo është mundur javën e fundit. Pirlo nuk e ka filluar shumë mirë aventurën tek bardhezinjtë, por sërish ai është ka besim se situata do të përmbyset.

“Ne po ecim përpara dhe unë nuk kam frikë se nuk do ta ha ‘panettone’-n (keku italian për Krishlindje). Unë kam besim”, deklaroi italiani për programin në momentin që ‘tërhoqi’ çmimin. Rezultatet jo të mira në Serie A apo dhe humbja me Barcelonën në Champions e kanë vendosur Pirlon në qendër të kritikave.

 

Këtë çmim më parë e kanë fituar emra të mëdhënj të futbollit italian si për shembull: drejtori sportiv i Milanit, Paolo Maldini, portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, gardiani i kuqezinjve, Gianluigi Donnarumma apo dhe ish-kapiteni i Romës, Daneile De Rossi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!