Nicole Poturalski reagon për herë të parë pas ndarjes nga Brad Pitt

schedule09:08 - 31 Tetor, 2020

schedule 09:08 - 31 Tetor, 2020

Një ditë më parë mediat e huaja raportuan se Brad Pitt është zyrtarisht beqar përsëri. Një burim tha për “Page Six” se aktori dhe e dashura e tij gjermane Nicole Poturalski i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pak kohë më parë. Burimi thotë se Pitt dhe Poturalski, të cilët u fotografuan për herë të parë së bashku në gusht janë ndarë përfundimisht dhe se asnjëherë gjërat mes tyre nuk kanë qenë serioze.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe modelja 27-vjeçare nëpërmjet një komenti në Instagram. Modelja i është përgjigjur komentit të një ndjekësi, që e ka mbështetur pas ndarjes nga Pitt. “Faleminderit shumë për fjalët. Më duhet ta pranoj se fjalët plot urrejtje nuk të gërvishtin edhe nëse ke një lëkurë të trashë”, ka shkruar Nicole, duke konfirmuar kështu edhe vetë ndarjen.

Ish-e dashura e Brad Pitt Nicole Poturalski thyen heshtjen e saj pas ndarjes së tyre

Një burim për Daily Mail pak kohë më parë, se modelja është e martuar me 68 vjeçarin, Roland Mary më të cilin ka edhe një djalë. “Roland është një njeri shumë filozofik. Ai është martuar disa herë dhe ka pesë fëmijë. Nuk është i interesuar për negativitet apo xhelozi. Ata janë ende të martuar, por mund ta konsideroni marrëdhënien e tyre si një “martesë të hapur.”, tha një mik i modeles. /abcnews.al/

Romancë e re: Një vit në Brad dhe Nicole janë një çift në dashuri dhe aktualisht me pushime në luksin e tij 50 milion £ Chateau Miraval në jug të Francës (foto në shfaqjen e Kanye West në Hollywood Bowl në Los Angeles në nëntor 2019)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!