14 leje drejtimi janë pezulluar nga Policia e Tiranës, e cila ka vijuar kontrollet në aksin Sauk-Teg për evidentimin e shkeljeve të Kodit Rrugor.
Policia njofton se kontrolli do të vijojë në të gjitha rrugët e kryeqytetit me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Informacioni-Tiranë/Masa të shtuara në fundjavë për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore
Monitorim me Radar dhe , në Sauk-Teg, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelsve të Kodit Rrugor , me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Ndërkohë vijon monitorimi dhe me në të gjitha rrugët e Tiranës për të parandaluar drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur.
14 Leje Drejtimi të pezulluara për disa orë kontroll, nga këto: 5 për shpejtësi tej normave të lejuara që varionin nga 136 km/h deri në 155 km/h, ku gjatë monitorimit u konstatua se shumica e drejtuesve të automjeteve kanë respektuar normat e lejuara të shpejtësisë dhe 9 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Kontrollet po vijojnë në rrugët e kryeqytetit duke përdorur dragerat për të parandaluar drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur.
/abcnews.al/