Të paktën 27 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur pas goditjeve të tërmetit në Izmir në Turqi dhe ishullin grek, Samos.
Dëme të konsiderueshme materiale u regjistruan në qytetin turk të Izmirit si edhe goditje u regjistruan edhe në dy ishuj grekë.
Kryetari i Bashkisë në Izmir bëri me dije se të paktën 20 ndërtesa ishin shembur. Autoritetet në Turqi raportojnë se janë regjistruar 25 të vrarë dhe më shumë se 800 të plagosur nga tërmeti. Po ashtu mediat greke raportuan dëmtime edhe në Samos. Ndërsa dy adoleshentë, të cilët po ktheheshin nga shkolla në shtëpi, humbën jetën për shkak se u goditën një shkëputja e një shkëmbi.
Ndërkohë qytetarëve i është kërkuar të qëndrojnë larg zonave bregdetare, për t’ju shmangur katastrofës në rastin e një vale zbatice apo lëkundjeve të tjera të tërmetit, tha Efthymios Lekkas, kreu u organizatës së Greqisë për planifikimin antisizmik.
Sakaq presidenti turk Rexhep Tayyp Erdogan, tha se të gjitha kapacitetet e shtetit ishin dërguar në ndihmë të të prekurve nga tërmeti, shkruan The Guardian.
Ndërkohë operacionet e shpëtimin vijojnë përpjekjet për të ndihmuar personat e dëmtuat, 38 ambulanca, dy helikopterë të ndihmës së shpejtë, 35 ekipe shpëtimi të personelit mjekësor tashmë janë fokusuar në Izmir në shpëtimin e qytetarëve.
/abcnews.al/