Vasil Shkurtaj është prezantuar si lojtari më i ri i Jiangxi Liansheng, skuadër që garon në divizionin e dytë të futbollit kinez.
Sulmuesi vlonjat mori dy javë më parë vizën për të udhëtuar drejt shtetit të madh aziatik. Ligjet në Kinë janë strike dhe 28-vjeçari u izolua sapo mbërriti atje.
Karantina 14-ditore ka marrë fund dhe goleadori Shkurtaj është gati të nisë aventurën e re të karrierës së tij.
“Jam i lumtur të lajmëroj se zyrtarisht do të luaj në Azi me ekipin e Jiangxi Liansheng. Falënderoj Franci Boden dhe Ioannis Glykos.
Sot zhvillova stërvitjen e parë me ekipin. Mezi po pres të debutoj me ekipin e ri“, shkruan Shkurtaj në “Instagram”. /abcnews.al