Situatë e vështirë në mbrojtjen e Liverpool. Virgil Van Dijk do të mungojë gjatë, teksa është ndalur edhe Fabinho, braziliani që luan në repartin defensiv dhe në mesfushë.
Lajmin e mungesës të 27-vjeçarit e ka konfirmuar Jurgen Klopp në konferencën për shtypin para ndeshjes së nesërme ndaj West Ham në “Anfield” (18:30).
“Fabinho nuk do të luajë nesër kundër West Ham. Me shumë mundësi do të luajmë pa shërbimet e tij edhe në disa ndeshje të tjera“, deklaron trajneri gjerman i “The Reds”.
Një situatë emergjente në prapavijë për kampionët e Anglisë, teksa e sigurt është që lojtari latin nuk do të jetë i gatshëm edhe për duelin e mesjavës me Atalantën në Champions.
Fabinho u dëmtua në duelin me Midtjylland në Champions League (Liverpool fitoi 2-0) dhe do të qëndrojë rreth 1 muaj jashtë fushave të blerta. /abcnews.al