Më në fund vjen lajmi i mirë për Cristiano Ronaldon, Juventusin dhe gjithë popullin bardhezi. Ylli i kampionëve të Italisë ka marrë vesh përgjigjen e tamponit të fundit, që ka rezultuar negativ.
Një çlirim i madh për 35-vjeçarin, i cili ishte infektuar prej datës 13 tetor. Tani mund të quhet plotësisht i shëruar dhe do të rikthehet në stërvitje me shokët e skuadrës.
Cristiano Ronaldo is back. He has just tested negative for Covid-19. ? #CR7
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 30, 2020
Diçka e tillë gëzon trajnerin Andrea Pirlo, i cili mund të bazohet sërish te kualiteti i sulmuesit të famshëm. /abcnews.al