Në zonën më të goditur në Turqi, shqiptarja për Abcnews.al: Po nxjerrin njerëz të gjallë nga rrënojat

schedule16:39 - 30 Tetor, 2020

schedule 16:39 - 30 Tetor, 2020

Momente paniku përjetuan edhe shqiptarët që jetojnë në Izmir nga tërmeti që goditi Turqinë ditën e sotme. Besmira Bylykbashi rrëfeu për Abcnews.al tmerrin që përjetoi kur filluan lëkundjet. Ajo jeton në zonën që u godit më shumë në Izmir, Bajrakli, ndërsa kur u regjistruan lëkundjet ishte në punë.

Kam 7 vite që jetoj këtu, isha para kompjuterit kur filluan lëkundjet. Pritëm disa sekonda dhe më pas dolëm jashtë me shpejtësi. Ishte e tmerrshme. Akoma nuk kemi kaluar panikun. Jemi jashtë, në parqe, nuk futemi dot brenda në shtëpi. Pallati ku jetoj është dëmtuar, ka rënë shkalla dhe ashensori dhe ka pësuar dëmtime të shumta. Tentuam të futeshim të merrnim pasaportat, por nuk na lanë, pasi ka rrezik” tha ajo.

Për momentin nuk ka informacion për shqiptarë të lënduar. “Kam kontaktuar me shqiptarë që jetojnë në Izmir dhe janë mirë, nuk kanë pësuar lëndime”. Besmira Bylykbashi rrëfen më tej se grupet e kërkim shpëtimit vijojnë operacionet. “Akoma po vijojnë që të nxjerrin njerëz nga rrënojat, fatmirësisht disa prej tyre të gjallë. Ky është një qytet me ndërtesa të vjetra” u shpreh vajza shqiptare që jeton dhe punon në Izmir të Turqisë./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!