Rindërtimi i stadiumit në Manastir, zbulohen lëndë plasëse gjatë gërmimeve

schedule16:15 - 30 Tetor, 2020

schedule 16:15 - 30 Tetor, 2020

Pasojat e luftës ballkanike të fillim viteve ‘90 ndihet akoma në Maqedoninë e Veriut. Në qytetin e Manastirit autoritetet kanë vendosur të rinovojnë tribunat e stadiumit të qytetit dhe gjatë gërmimeve kanë hasur me një surprizë të pazakontë, por edhe të frikshme.

Granata dhe bomba të raportuara si ende funksionale dhe në gjendje për të shpërthyer janë gjetur poshtë tribunave. Një lajm, që ka shkaktuar një bujë të madhe në opinionin publik të Maqedonisë së Veriut, duke marrë parasysh se shumë njerëz kanë ndjekur ndeshje sipër tyre dhe gjithë kohës janë ndeshur pa e ditur me rrezikun për jetën.

Lëndët plasëse janë gjetur fiks mbi kafenenë e stadiumit. Fatmirësisht gjithçka ka marrë fund pa pasoja dhe tashmë qyteti i Bitola do të ketë një stadium me parametra europiane dhe të parrezikshëm nga mundësia e shpërthimit të lëndëve shpërthyese.  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!