Pak ditë më parë, Fjolla Morina konfirmoi lidhjen e saj dhe më pas fejesën me biznesmenin Fisnik Syla. Këngëtarja ndau me ndjekësit një unazë dhe një buqetë me trëndafila, krahas së cilës shkruante “Unë thashë po”.
Megjithëse Fjolla nuk dha detaje të tjera, me një postim që ka bërë së fundmi në Instagram ka lënë të kuptohet se dasma do të mbahet më shpejt sesa mendohet. Ajo shkruan se po diskuton idetë rreth dasmës që do të mbajë.
LEXO EDHE: Fjolla Morina merr propozimin për martesë pas problemeve ligjore
Kujtojmë që Fjolla ka qenë kryefjalë e mediave kohët e fundit, pasi u kap me dy pistoleta në pikën kufitare të Morinës. Këngëtarja pranoi autorësinë e armëve duke thënë se i kishte harruar në çantë, ndërsa shoqërohej me partnerin Syla dhe shoferin Fitim Muji. /abcnews.al