Të dielën në Bruksel do të zhvillohet takimi mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiç. Kjo është konfirmuar nga zyra e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Europian për politikë të jashtëme, Federica Mogherini, me anë të një deklarate për shtyp. “Përfaqësuesja e Lartë dhe Presidentët do të vazhdojnë punën e tyre në fazën e plotë të normalizimit të Dialogut, të marrin në konsideratë marrëveshjet ekzistuese, të informojnë për arritjet e deritanishme dhe do të diskutojnë hapat e ardhshëm duke pasur parasysh një periudhë intensive përpara”, shkruhet në njoftim. Ndërkohë, takimi do të ndërmjetësohet nga Mogerini. /abcnews.al
Dialogu Prishtinë-Beograd/ Presidentët Thaçi e Vuçiç takohen të dielën në Bruksel
schedule12:55 - 19 Qershor, 2018
schedule 12:55 - 19 Qershor, 2018