Udhëtimi për në punë do të ishte pak më ndryshe nëse makina juaj mund të kishte krahë dhe të fluturonte mbi trafik. Ndërsa kjo ëndërr është ende larg për shumicën prej nesh, ka një zhvillim premtues që vjen nga Sllovakia. Kompania Klein Vision ka punuar për të zhvilluar një makinë fluturuese të quajtur ‘AirCar’.
Kompania thotë se makina mund të shndërrohet në avion në vetëm tre minuta. Modeli me dy vende peshon 1.100 kg dhe mund të mbajë një ngarkesë shtesë prej 200 kg për fluturim. Mundësohet nga një motor BMW 1.6l duke i dhënë makinës një fuqi efektive prej 140HP. AirCar mund të arrijë një shpejtësi deri në 200 km/orë.
“Parametrat kryesorë të fluturimit konfirmuan të gjitha konceptet teorike dhe llogaritjet në të cilat bazohej zhvillimi i AirCar. Pas përfundimit të të gjitha testeve të kërkuara të fluturimit në përputhje me rregulloret e EASA, ne do të dorëzojmë një model me një motor të certifikuar ADEPT, 300HP brenda 6 muajve të ardhshëm “, tha drejtuesi i kompanisë, Stefan Klein. /abcnews.al