A duhet të besojmë në shpirtra? Teologu: Sot po rritet një brez i demonizuar

schedule10:35 - 30 Tetor, 2020

schedule 10:35 - 30 Tetor, 2020

Në studion e “Abc-ja e Mëngjesit” me Alban Musën ishte teologu Miron Cako, i cili foli për ekzistencën e shpirtrave dhe nëse duhet të besojmë tek to.

Sipas tij shpirtat lëvizin në hapësirë, por njerëzit komunikojnë me ta nëpërmjet Zotit që bëhet me lutje.

“Shpirtrat engjëllorë lëvizin në hapësirë. Krishtërimi ndërhyri te paganët që besonin shumë te shpirtrat e të vdekurve. Krishtërimi sqaroi se shpirtrat nuk lëvizin, ne  komunikojmë me ta nëpërmjet Zotit dhe lutjeve. Pasi njeriu largohet nga kjo jetë mbetet dashuria. Dhe komunikimi me ta bëhet nëpërmjet Zotit. Janë engjëjt e Zotit që shfaqen te njeriu nëpër ëndrra dhe tregojnë paqe për njeriun. Kurse demonët që vijnë edhe me dritë ata rrezatojnë te personat një pamje kaotike. Kur ti je mirë e bukur dhe ndjen sikur diçka të futet brenda vetes, mund të ndjesh edhe prekje në trupin ëndë. Këtu kemi ndikim e një frymë qe ke rreth teje.

Bota shpirtërore për të komunikuar me ne përdor edhe simbolika. Flutura nuk ka logjikë, por bën disa veprime që ty të jep sikur dikush tjetër po e bën. Por duhet pasur kujdes. Po hyre në këto labirinte ti shkon në rrugë të gabuar. Shume njerëz janë çmendur. Mund të të shfaqet një shpirt me zë që të flet, por ti nuk je duke folur me atë, por me një demon. Këtë duhet t’ja lëmë Zotit. Bota e shpirtrave na sheh. Ata na ndihmojnë duke u lutur te Zoti. Ne lidhemi me këto shpirtra nëpërmjet lutjeve”, tha ai.

Më tej, teologu shtoi se në ditët e sotme po rritet një brez i demonizuar. “Sot po rritet një brez i demonizuar. Shikojmë që kemi një brez kaq të shthur. Sot kemi një demoloji që është zyrtare dhe është kthyer në formë argëtimi. Është e frikshme të luash me demonët se janë armiqtë tanë më të mëdhenj. Ajanë ata që prej shekujsh na kanë luftuar për të na ndarë nga Zoti”, tha ai.

Teologu u ndal më tej tek festa e Halloween që është kthyer mjaft e populluar në botë. Cani, i cili e quan festë demoniake, shpjegoi se ka lindur fillimisht nga keltët.

“Kjo festë deri në shek e 7 festohej nga keltët që mendonin se në 1 nëntor cipa  eterit ishte shumë e hollë dhe shpirtra e këqinj mund të vinin. Ata besonin te Zoti i vdekjes që i merrte këto shporra dhe i çonte në parajsë. Në shek e 7 në këto vende hyri krishterimi. Dhe keltët u bënë të krishterë. Në shek e 19 irlandezët vajtën në Amerikë dhe futën këto rituale pagane”, tha ai. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!