Këngëtarja Bleona Qerreti, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka publikuar një foto duke treguar se është takuar me të dërguarin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Qerreti shkruan:
“Me vetë superyllin Richard Grenell”, ndërsa është kujdesur të tregojë se në zgjedhjet e Amerikës do të përkrahë Trumpin.
Sakaq, Grenell në një postim në twitter ka publikuar foto nga një takim me biznesmenë shqiptaro-amerikan, teksa shprehet se këta të fundit do të votojnë Donald Trump në zgjedhjet presidenciale më 3 nëntor.
n.d./abcnews.al