Mjekja e vetme infeksioniste në qendrën spitalore “Xhaferr Kongoli” në Elbasan është infektuar me koronavirus.
Bashke me Anjeza Dajlanin, gazetari i Abc News Aldo Kozarja raporton se dyshohet të jenë infektuar edhe tre infermiere, të cilave u është rekomanduar të karantinohen.
Kjo pasi nuk ka tamponë për të konfirmuar nëse janë apo jo pozitive.
Po ashtu, në Spitalin Psikiatrik Sadik Dinçi në Elbasan burime te Abc News pohojnë se katër anëtare të stafit kanë shfaqur simptoma të Covid-19, por nuk ka tamponë për të konfirmuar nëse janë apo jo pozitivë. s.b/abcnews.al/