Mjekja e “Shefqet Ndroqit” : Po rritet çdo ditë numri i të shtruarve në spital, zbatoni rregullat

schedule10:34 - 29 Tetor, 2020

schedule 10:34 - 29 Tetor, 2020

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në përgjigje të pyetjeve nga qytetarët se a ka rritje të rasteve të rënda në spitale, ka publikuar videomesazhin e mjekes së spitalit universitar “Shefqet Ndroqi”,

Prof. Alma Cani thotë se pacientët në spitale po shtohen çdo ditë, ndërkohë që u bën thirrje qytetarëve për të respektuar rregullat për të mbrojtur jetën e të gjithëve.

“Çdo ditë shikojmë raste që po shtohen. Çdo ditë shikojmë raste të shpërndarjes së virusit. Çdo ditë po shikojmë numrin e shtuar të pacientëve në spitale. Kërkojmë ndihmën tuaj. Zbatoni rregullat, bëni kujdes. Distancimin social e për më tepër vendosjen e maskës. Nuk duam t’ju shikojmë në ambientet e spitalit, për të mbajtur maska të tjera, maskat e oksigjenit, e për më tepër asistencat në terapi intensive. Ndaj mbani maskën. Mbroni jetën tonë, tuajën, timen, të të gjithëve ne”, thotë Alma Cani./mv. abcnews.al