Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare në Kuvend, ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj tha se shteti ka marrë përsipër rindërtimin nga e para, ndërsa theksoi se 32 miliard lekë janë alokuar në katër programe.
Pyetjes së ngritur nga deputeti Halit Valteri i cili u shpreh se asnjë nga programet nuk është bërë transparente, Ahmetaj tha se grantet e rikonstruksionit jepen në bazë të procedurës ligjore, ndërsa falënderoi deputetin Valteri duke shtuar: “Ke bërë pyetjet e duhura, faleminderit që ke ngritur këtë çështje në mënyrë ka njerëzore”.
Ahmetaj theksoi se nga 34 miliard lekë janë alokuar 32 miliard lekë.
“Gjërat po bëhen me përgjegjësi maksimale për të gjithë qytetarët. Rindërtimi ka vijuar me procedura të shpejta. Shteti ka marrë përsipër Rindërtimin nga e parë. 32 miliard lekë janë flokuar në katër programe”, tha Ahmetaj.
/abcnews.al/

