Valteri: Shqiptarët duan të dinë nëse ka fajtorë për viktimat e tërmetit?

schedule10:15 - 29 Tetor, 2020

schedule 10:15 - 29 Tetor, 2020

Në seancën e sotme plenare, deputeti Halit Valteri në interpelancën me Ministrin për Rindërtim, Arben Ahmetaj tha se asnjë projekt i rindërtimit nuk është bërë transparent.

Pjesë nga fjala e deputetit Halit Valteri:

 “Një vit më parë Shqipëria përjetoi sinjalin e parë të një vale sizmike shkatërrimtare. Ky makth ishte shkëndija e parë e asaj që do të vinte më pas. Bilanci i tërmetit të 26 nëntorit rezultoi katastrofik. Në vend që ky të shërbente si një moment që të na bashkonte, konstatohet me keqardhje se mijëra familja edhe pse po bëhen një vit, nuk ka marrë asnjë mbështetje.

Nuk dihet edhe sa do të vazhdojë . Mundon mbështetja nga kryeministri dhe janë lënë në mëshirë të fatit nga shteti. Qeveria nuk ka bërë transparent asnjë projekt rindërtimi, thjesht kemi projekte 3D. Zoti Ministër, shqiptarët presin përgjigje nga ju.

Ne sot kemi punime me hapin e breshkës. Sa banorë kanë përfitua fondin e rindërtimit. Vende të ndryhem u solidarizuan me Shqipërinë, shqiptarët duan të dinë se a ka fajtorë për 51 viktimat e tërmetit. Jepini përgjigje , e keni detyrim moral”.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!