Afërdita Dreshaj dhe bashkëshorti i saj Jakub do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Përmes një video që publikoi në rrjete sociale, modelja zbuloi se do të bëhen me një djalë. “Do të bëhemi me djalë! Vogëlushi Kindl po vjen, mars 2021”, shkroi Dreshaj.
Por megjithëse është disa muaj shtatzënë, ndjekësit ende nuk e besojnë se modelaj është në pritje të ëmbël, pasi barku i rrumbullakosur nuk i duket thuajse fare. Por këto komente aspak të hijshme, Afërdita i ka përgenjeshtruar duke treguar ekon e parë.
☺
Afërdita ka rrëfyer eksperiencën e saj gjatë kësaj periudhe të ëmbël në një bashkëbisedim me fansat në Instagram. Afërdita ka zbuluar se e kanë patur në plan një fëmijë, dhe se ka ardhur në kohën që ata kanë dëshiruar. “Po, e kishim në plan dhe ndodhi menjëherë, prandaj nuk mund ta besonim dhe ishim shumë të lumtur”, ka treguar Afërdita. /abcnews.al


