DW: Shqipëria ndër vendet që mund të preket nga refugjatët

schedule13:38 - 18 Qershor, 2018

schedule 13:38 - 18 Qershor, 2018

Dojçe Vele paralajmëron se Ballkani mund të hasë probleme serioze, lidhur me ndonjë valë të mundshme të refugjatëve. Sipas medias gjermane, Shqipëria do të jetë një ndër vendet më të prekura nga kjo problematikë.

Ministri kroat i Punëve të Brendshme, Davor Bozhinoviç vizitoi Berlinin në një moment shumë të vështirë për qeverinë e kancelares Angela Merkel, e cila përballet me përçarje në ekzekutiv për shkak të çështjes së emigrantëve. Megjithatë kjo nuk e pengoi homologun i tij Horst Seehofer që të bisedojë me kolegun kroat për çështjen e refugjatëve. Kjo është tema kryesore momentalisht në Berlin dhe në Bashkimin Evropian.

Dojçe Vele duke raportuar lidhur me këtë takim shkruan se “vendet e Ballkanit mund të kenë probleme shumë serioze me refugjatët, sepse shumica e tyre kalon pikërisht nëpër këto vende”. Ndërkohë që mbyllja e kufirit u krijon atyre probleme shtesë. “Ne kemi biseduar dhe kemi rënë dakord që të ndihmojmë vendet fqinje në Ballkan, që përballen me këto probleme. Këtu në radhë të parë mendoj për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën”, tha Bozhinoviç.

“Investimi për sigurinë e këtyre vendeve ka një influencë pozitive edhe për Kroacinë dhe vendet e tjera të BE”, shton ministri kroat. Dojçe Vele më pas shkruan se “kjo nuk është ide e re. Këto ditë është folur shpesh për krijimin e një pike të regjistrimit (hot-spot) jo vetëm në Afrikën e Veriut, por edhe në Ballkanin Perëndimor, më konkretisht në Shqipëri”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!