Meta i dorëzon flamurin sportistëve që do përfaqësojnë Shqipërinë në Tarragona 2018

schedule13:32 - 18 Qershor, 2018

schedule 13:32 - 18 Qershor, 2018

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur ekipin sportiv që do përfaqësojë Shqipërinë në Lojrat Mesdhetare “Tarragona 2018”, që do të mbahen në Spanjë.

Kreu i shtetit ka nënvizuar se “sporti është një element i çmuar që na ndihmon në rritjen e identitetit kombëtar, për të qenë sportistë të mirë dhe qytetarë të devotshëm”

Presidenti Meta i dorëzoi Flamurin Kombëtar kampionit të Ballkanit dhe Evropës në kërcimin së gjati, atletit Izmir Smajlaj, me urimin që ekipi shqiptar të arrijë rezultate të larta, e sa më shumë medalje, në këtë Vit Mbarëkombëtar të Skënderbeut. /abcnews.al