Kreu i Parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Becic tha se harmonia, paqja dhe solidaritet janë vlera themelore në të cilat janë bazuar shoqëritë.
“Unë dua të nxis dhe të flas për shqetësimin në vende të ndryshme, pasi shikoj krizë ekonomike që ndikon në Evropë. Është detyrë e brezave tonë dhe e brezave që do të vijnë të mos e lejojnë dhe të nxisin tolerancën. Zhvillimi i tolerancës është i pashmangshëm në të gjithë shtetet “, tha ai.
Becic gjatë fjalës së tij tha se Mali i Zi është një vend multi-etnik dhe multi-elitar, ndërsa u shpreh se Mali i Zi respekton diversitetin.
Kryetari i Parlamentit në Maqedoninë e Veriut, Taulant Xhaferri gjatë fjalës së tij në forumin Ballkanik e konsideroi më rëndësi fokusin në luftën kundër Anti-Semitizmit.
“Njeriu me të gjitha virtytet është qenia më perfekte. Ka momente ku sensi i përbashkët është dëshmitar i mungesës së humanitetit, ku kemi parë keqtrajtim të tjerëve. Të mësosh për holokaustin nuk është thjesht të kujtosh faktet.
RMV lufton shumë ndaj fenomeneve diskriminuese, ka pranuar dhe miratuar dokumente që i përkushtohen holokaustit. Departamenti është duke përgatitur një strategji mbi holokaustin duhet të theksojmë rolin e MV dhe përpjekjet që janë bërë në këtë fushë”, tha Xhaferri.
Ndërkohë kryetari i Bordit të Kongresit Hebre Euro-Aziatik, Aaron Frenkel u shpreh se Shqipëria ka mbajtur një qëndrim pozitiv ndaj popullit hebre.
Ai theksoi se gjatë muajve të kaluar ka pasur hapa konkret në Gjirin Persik mes liderëve që bashkohen dhe krijojnë marrëdhënie që i afrojnë njerëzit në qëndrime pozitive.
“Përgëzoj qeverinë e Shqipërisë dhe Parlamentit, e vlerësojmë shumë që populli shqiptar ka pasur një qëndrim pozitiv ndaj popullit të izraelit dhe shtetit të Izraelit. Dua t’ju them se keni bërë gjënë e duhur, një hap fisnik për drejtësisë. Çdo shqiptar mund të jetë krenar. Ky Kongres po vepron në mënyrë shumë profesionale”, tha Frenkel.
/abcnews.al/