Në Forumin e Ballkanit Kundër Anti-Semitizmit, i paraprirë nga miratimi i Rezolutës për Përkufizimin e Antisemitizmit nga Parlamenti Shqiptar, përfaqësuesi i Lartë i Aleancës së Qytetërimeve të Kombeve të Bashkuara, Moratinos theksoi se OKB është angazhuar në mënyra të ndryshme për të luftuar Anti-Semitizmin.
Moratines gjatë fjalës së tij tha se Antisemitizmi është nëna e ksenofobisë, ndërsa shtoi se është synuar forcimi i rolit të OKB-së kundër antisemitizmit online.
Lexo edhe: Mbrojtja e hebrenjve, kryetari i Parlamentit dhe ministrja e Izraelit: Merrni shembull nga Shqipëria
Pjesë nga fjala e Miguel Angel Moratinos:
“Dua të përgëzoj organizatoret që të gjithë së bashkë janë angazhuar për të luftuar. Për të luftuar Anti-Semitizmin në internet , ne jemi të përgatitur për të parë se si mund të ndihmojmë në këtë luftë. Ne vitin 2019 ne pamë raste të ndryshme, si edhe sulme kundër komunitetit mysliman.
Sekretari i përgjithshëm i OKB vendosi të angazhohet në dy plane paralele duke filluar një strategji globale për të luftuar fjalimet e urrejtje si edhe duke mbrojtur sitet fetare.
Antisemitizmi është nëna e ksenofobisë, diskriminimi, ne përqendrohemi në luftën kundër saj dhe do të kemi sukses edhe në luftën kundër ksenofobisë. Synohet forcimi i rolit të OKB në luftën kundër Antisemitizmit., Unë jam personi që duhet të përpiqet të ndryshojë perceptimet në sistemin ligjor. Sot ka një fokus të mirë për të luftuar format e reja”, tha ai.
/abcnews.al/