Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gabuan rëndë në Milan-Roma, Rizzoli dënon direkt dy gjyqtarët

schedule11:36 - 28 Tetor, 2020

schedule 11:36 - 28 Tetor, 2020

Gjyqtarët e takimit Milan-Roma janë dënuar. Bëhet fjalë për Piero Giacomellin dhe Luigi Nascën, të cilët do të arbitrojnë të paktën dy ndeshje në Serie B, si formë dënimi për gjykimin e dobët në sfidën e së hënës.

Sipas raportimit të “SportMediaset”, është përgjegjësi i gjyqtarëve, Nicola Rizzoli, që mori këtë vendim. Italiani do t’i pezullojë që të dy për një muaj, por në fakt ato do të jenë një kategori më poshtë vetëm për dy ndeshje.

Giacomelli dhe Nasca janë me fat, pasi në muajin nëntor ka sërish pauzë të kampionatit nga ndeshjet e kombëtareve. Ata do të rikthen në Serie A gradualisht, por gabimet e tyre janë cilësuar si serioze dhe dënimi ishte i pashmangshëm. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!