Kanye West i është përgjigjur Jennifer Aniston, pas deklaatës që bëri në lidhje me fansat që zgjedhin të votojnë për reperin në zgjedhjet e ardhshme. Ylli i “Friends” ndau mendimet e saj me ndjekësit në rrjetet sociale të premten, ndërsa iu kërkoi që të siguroheshin se po jepnin votat e tyre me mençuri. “Nuk është qesharake të votosh për Kanye. Nuk di si ta them ndryshe. Ju lutemi jini të përgjegjshëm.”, shkroi ndër të tjera aktorja.
Por nuk ka vonuar shumë dhe reagimi i reperit që ka kandiduar për president i SHBA-ve, i cili përmes në postimi në twitter shkroi: “Wow, intervista me Rogan i paska shokuar. As seriali ‘Friends’ nuk ishte “funny”. Babai i katër fëmijëve po vazhdon ende përpjekjen e tij për t’u bërë president, duke i nxitur ndjekësit të shkruajnë emrin e tij në fletëvotim kur të shkojnë për të votuar.
Emri i reperit pritet të shfaqet në vetëm 11 nga 50 shtetet, pasi nuk arriti të dorëzonte në kohën e duhur dokumentet e nevojshme. Raportohet se ka shpenzuar rreth 3 milionë dollarë gjatë fushatës së tij ndërsa ndau dhe një video të fushatës duke premtuar se do të ndihmojë në “ndërtimin e një Amerike më të fortë”.
Gjatë një interviste për “Joe Rogan Experience “, reperi tha se ishte frymëzuar nga zoti për të ndërmarrë këtë veprim. “Ishte diçka që Zoti më vuri në zemër që në vitin 2015. Disa ditë para ndarjes së çmimeve MTV, më erdhi një lloj ndriçimi në dush. Kur e mendova për herë të parë, thjesht fillova të qesh me vetet dhe i gjithë ky gëzim erdhi në gjithë trupin tim, përmes shpirtit.”, tha Kanye. /abcnews.al