Bayern Munchen po luan në Rusi ndaj Lokomotivës vendase, takim për llogari të javës së dytë të fazës së grupeve në Champions League.
Kampionët në fuqi të kompeticionit më të rëndësishëm për klube, kanë zhbllokuar sfidën në minutën e 14-të me anë të Leon Goretzka.
Aksion shumë i bukur i skuadrës së Hans-Dieter Flick dhe finalizim me kokë i mesfushorit të kombëtares gjermane pas asistit të Pavard. /abcnews.al