Të rraskapitur, por infermierët, mjekët, punonjës të personelit mjekësor, nuk kanë hequr dorë nga përballja me COVID-19.
Të gatshëm për të shpëtuar qytetarët, hera-herës kemi parë fotografi të publikuara në rrjete sociale që tregojnë sa humanitetin aq edhe lodhjen e mjekëve, pas një periudhe të vështirë nga COVID-19.
Që duket sa i paparashikueshëm aq edhe i pamenaxhueshëm.
Më e fundit është edhe fotoja e infermieres Aurora Tocco vetëm 22-vjeç, e rraskapitur, është fotografuar në timonin e ambulancës, pas tetë orësh pritje për të hyrë në dhomën e urgjencës së spitalit Villa Sofia bë Palermo, me një nga pacientët me koronavirus.
Një nga imazhet simbolike të kësaj vale të dytë të koronavirusi, fotoja u publikua nga një koleg i saj, ndërsa shprehet: Tetë orë dhe nuk ka mbaruar akoma”.

Infermierja, Aurora Tocco
Më herët tërhoqi vëmendjen fotoja e infermierëve të ulur në stolat jashtë spitalit, të lodhur, por duke pritur ambulancën me pacientë me COVID-19.

/abcnews.al/

