Rekord në Greqi, 12 të vdekur dhe 1 259 raste të reja brenda ditës

schedule16:48 - 27 Tetor, 2020

schedule 16:48 - 27 Tetor, 2020

Pavarësisht masave të marra për kufizimin e qarkullimit gjatë natës apo maskës së detyrueshme jashtë dhe brenda, Greqia është duke u përballur me një numër të madh të prekurish nga koronavirusi.

Autoritetet njoftuan për 1 259 raste pozitive të reja gjatë ditës së sotme duke e çuar në 32 752 numrin total të të prekurve në Greqi që prej fillimit të pandemisë.

Greqia numëroi gjatë 24 orëve të fundit 12 të vdekur, ndërsa 102 pacientë janë të intubuar. /abcnews.al