Teknikat me moderne të riparimit të ligamenteve tashmë janë të mundura në Spitalin “Hygeia”, kjo falë punës së stafit të mjekëve nën kujdesin e dr. Dritan Todhe, kirurg ortoped.
Sipas dr. Todhes pas kësaj ndërhyrje pacienti rehabilitohet shumë shpejt.
“Riparimi i ligamenteve ,duke ndjekur teknika më moderne të kohës është një procedurë standard, në shërbim të shërimit dhe të përmirësimit të cilësisë së jetës së pacientëve. Përdorimi i tyre ndikon shumë në rehabilitimin e shpejtë të tyre, tabu të cilat kanë qenë thuajse të pakalueshme”, u shpreh ai.
Kirurgu ortoped në Spitalin “Hygeia” shpjegon teknikën e vendosjes së ligamentit të ri tek një pacient i rritur.
“Pas pastrimit të ligamentit të dëmtuar në gju, në vend të tij vendoset ligamenti i ri , tashmë i përforcuar me teknikat e reja”, u shpreh Todhe.
Po ashtu kjo teknikë inovative sipas doktor Todhes, aplikohet me sukses edhe tek moshat e vogla që pësojnë dëmtim ligamenti.
“Rasti i dytë është rasti kur ligamenti shkolitet dhe është e mundur që nëse operohet shumë shpejt, ai të rifiksohet përsëri. Pra pacienti të ketë përsëri të njëjtin ligament, jo zëvendësim”, u shpreh kirurgu.
Spitali “Hygeia” me stafin e mjekëve me eksperiencë ndërkombëtare dhe me aparaturat më bashkëkohore, aplikon me sukses teknikat inovative në fushën e ortopedisë.
/abcnews.al/