Papa Françesku është duke u përballur me një lumë kritikash pasi nuk mban maskë kur takohet me njerëz, edhe në ambiente të brendshme. Nga ana tjetër, besimtarët janë shprehur se Ati i Shenjtë duhet që të jetë shembull për të tjerët dhe në të njëjtën kohë të kujdeset për shëndetin e tij.
Në një mbledhje gjatë fundjavës mes Papës dhe kryeministrit spanjoll në Vatikan, asnjë prej liderëve nuk u pa të mbante maskë në pjesën publike të eventit.
Edhe pse, Pedro Sánchez ishte me maskë kur arriti në Vatikan, dy burrat dhe asistentët e tyre ishin pa paska para dhe pas mbledhjes private.
javën e shkuar, Françesku u pa duke mbajtur maskë gjatë një shërbese lutjesh në Romë, hera e dytë që ai shihej me fytyrë të mbuluar.
Ditën që pasoi, në daljen javore para besimtarëve në auditorin e Vatikanit, Papa sërish ishte pa maskë. Në fund të mbledhjes, Françesku përshëndeti një numër të madh bishopësh pa maskë, duke u dhënë dorën dhe duke folur afër me ta. s.b/abcnews.al/