Kryeministri Edi Rama e ka quajtur finalizim të pjesës së parë të operacionit, nxjerrjen e fëmijëve shqiptarë nga kampi Al Hol në Siri. Rama shkruan në Facebook se përpjekjet diplomatike për finalizimin e këtij operacioni kanë filluar prej një viti. Ndërkohë abcnews.al mëson se vetë kryeministri është nisur për në Liban.
“Një hap nga finalizimi i fazës së parë operacionit kompleks për nxjerrjen e fëmijëve shqiptarë nga ferri i kampeve të Sirisë, pas një përpjekjeje diplomatike prej më shumë se një viti tanimë.
Nëse me ndihmën e Zotit gjithçka do të shkojë sipas planit, nesër do të kthejmë në atdhe katër fëmijë dhe do të hapim rrugën për finalizimin e fazës së dytë, ku do të kthejmë edhe pjesën tjetër”, shkruan Rama./mv. abcnews.al