Icardi te Milani, “AS” në Spanjë zbulon formulën e transferimit

schedule15:19 - 26 Tetor, 2020

schedule 15:19 - 26 Tetor, 2020

Një lajm i bujshëm vjen nga Italia. Klubi i Milanit po mendon të transferojë në skuadër sulmuesin e PSG-së, Mauro Icardi. Sipas raportimit të “Calciomercato.it”, argjentinasi nuk po gjen shumë hapësira në formacionin e Tuchel dhe një rikthim në Serie A mund ta tundojë atë.

Icardi shikohet nga drejtuesit kuqezinj si zëvendësuesi ideal i Zlatan Ibrahimovic, në momentin kur ai të tërhiqet nga futbolli i luajtur. Gjithsesi mund të bashkohet më herët me Milanin.

Të dy klubet mund të arrijnë në një marrëveshje, nëse italianët paguajnë fillimisht 10 milionë euro për ta huazuar lojtarin dhe me një detyrim blerje më pas për 40 milionë euro. Ky është skenari që raporton spanjollja “AS”.

Rol shumë të rëndësishëm në këtë operacion pritet të ketë dhe bashkëshortja e ish-interistit, Wanda Nara. Modelja kërkon që fëmijët e saj të rriten në Itali dhe rikthimi i Icardit në Milano do të ishte lëvizja idela për ta.

Kujtojmë që Wanda, e cila është edhe agjentja e Mauros, i dha një sinjal kuqezinjve, pasi i uroi ata për fitoren në derbi kundër Interit dy javë më parë.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!