Problematikat e sezonit turistik në Shqipëri në Byro Politike

schedule10:06 - 16 Qershor, 2018

schedule 10:06 - 16 Qershor, 2018

Problematikat e sezonit turistik në Shqipëri, pritshmëritë e turistëve, synimet dhe objektivat janë diskutuar në studion e Byro Politike në ABC Neës. Të ftuar ishin kreu i Bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj, kreu i Bashkisë së Kavajës Isa Sakja dhe Mentor Kikia, drejtor i Klan Plus.

Sinaj foli pë rritjen e numrit të turistëve të huaj vitet e fundit në qytetin e Beratit dhe sfidat që e presin në të ardhmen. Sipas tij synimi për këtë vit është që numri i turistëve të kalojë mbi 150 mijë.

Kryebashkiaku i Kavajës bëri një pasqyrim të situatës së plazheve në këtë bashki. Sipas tij Kavaja është një sfidë më vete, pasi turizmi është masiv dhe numri i turistëve nga viti në vit shtohet, duke shtuar edhe përgjegjësitë e Bashkisë në menaxhimin e situatës. Sfidë për të mbetet mbajtja e turistëve të huaj elitarë.

Drejtori i Klan Plus Mentor Kikia tha se nga viti në vit ka një përmirësim të cilësisë së shërbimit. Sipas tij dekadën e fundit është përmbysur koncepti i turizmit, në rregulla e cilësi shërbimi. /abcnews.al