Luka Modric është rikthyer të flasë rreth së ardhmes. Mesfushori kroat ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Real Madrid, pjesë e të cilit është prej gushtit të vitit 2012, moment kur u transferua nga Tottenham.
Dëshira e tij është të vazhdojë me “Los Blancos”, diçka që 35-vjeçari e konfirmon në prononcimin e dhënë për FourFourTwo, aty ku flet edhe rreth rikthimit te Spurs.
“Jam shumë i vjetër për t’u rikthyer te Tottenham. Të mbaroj këtë sezon me Realin dhe të shohim se çfarë do të ndodhë. Ndihem mirë dhe dëshiroj të vazhdoj të luaj futboll edhe për disa vite.
Të jem i sinqertë, nuk është se kam menduar shumë për të ardhmen. Jam i fokusuar krejtësisht te Reali dhe objektivat që duhet të realizojmë këtë sezon. Më pas do të bisedoj me drejtuesit dhe do të gjejmë një zgjidhje që i kënaq të gjithë.
Jam këtu prej 8 vitesh. Kanë qenë 8 vite të mrekullueshme dhe kam ndërtuar një raport fantastik me të gjithë. Nuk do të ketë asnjë problem çfarëdo që të ndodhë“, përfundon Modric. /abcnews.al