Istanbulspor AS ka qëlluar me dy afrimet e bëra nga Superiorja. Kristal Abazaj dhe Eduart Rroca ishin vendimtarë ditën e sotme, duke shënuar dhe asistuar në triumfin 3-0 kundër Eskisehirspor.
Sulmuesi anësor ishte vendosur në pozicion të ri ditën e sotme. Abazaj është përshtatur në majë të sulmit dhe që në fillim ia ka dalë të shënojë për Istanbulspor AS.
https://youtu.be/mECajkLeLdQ
Në fillim të pjesës së dytë ishte radha e Rrocës për të qenë protagonist. Mesfushori dha një pasim perfekt për Diouf Papa, i cili nuk fali dhe i çoi shifrat në 2-0. Në fund pati edhe një penallti për skuadrën e sy shqiptarëve, që realizuan edhe golin e tretë. /abcnews.al