Spektakël në Ipko Superliga e Kosovës, ku Gjilani ka thyer Prishtinën 0-2 dhe Ballkani ka parë t’i ikë fitorja nga duart kur e kishte çuar ndeshjen 0-3. Kryesuesit e kampionatit luanin në transfertë kundër Trepça ’89 dhe pas 90 minutave gjithçka u mbyll me shifrat 3-3, derisa Bismarck në shtesë realizoi edhe golin e fitores për “Minatorët”.
Gripshi i dha epërsinë skuadrës nga Suhareka, ndërsa në pjesën e dytë Krasniqi dhe Daku realizuan edhe dy gola të tjerë dhe ndeshja u konsiderua e mbyllur. Ekipi nga Mitrovica shënoi fillimisht me Sie, ndërsa më pas Namani e hapi ndeshjen dhe i la radhën Sie për të realizuar edhe golin e barazimit. Në shtesë Bismarck realizoi golin e përmbysjes së madhe, me Ballkanin që u mposht befasisht.
NDESHJA TJETËR – Gjilani ka kthyer me këmbë në tokë Prishtinën, që kishte fituar dy ndeshjet e fundit. Pa Mezanin në stol, kuqebardhët ia dolën të triumfojnë me rezultatin e pastër 0-2, dhe ngjiten në vendin e tretë në renditje.
Që në minutën e 14-t Gjilani fitoi të drejtën e ekzekutimit të një penalltie dhe Fiton Hajdari u tregua i saktë, me një goditje të fortë që u devijua nga pjesa e poshtme e traut të portës. Miqtë në minutat shtesë realizuan me anë të Prognit dhe morën tre pikë me vlera ndaj një rivali. /abcnews.al
IPKO SUPERLIGA E KOSOVËS – Java 8
Prishtina-Gjilani 0-2
Shënues: Hajdari 14’ (pen.), Progni 93’
Trepça ‘89-Ballkani 4-3
Shënues: Sie 64’, 80’, Nimani 75’, Bismarck 93’/ Gripshi 31’, Krasniqi 47’, Daku 55’


