PSG arriti një fitore shumë të rëndësishme mbrëmjen e djeshme në kampionat, duke siguruar tre pikët e radhës. Të besuarit e Thomas Tuchel kaluan me rezultatin 4-0 Dijon në shtëpi, ku hapi llogarinë e tij tek francezët dhe Moise Kean. Italiani shënoi dy golat e parë të sfidës, por tekniku gjermani kërkon të largojë presionin nga sulmuesi.
“Forca e tij i dha shumë intensitet lojës sonë. Ai është një lojtar atletik dhe jam shumë i lumtur për paraqitjet e tij ndaj Nimes dhe Dijon. Por, ishte shumë e vështirë për të kundër Manchester United, pasi ata ishin në një nivel tjetër”, deklaroi Tuchel pas ndeshjes.
“Kean ka treguar se mund të na ndihmojë në ndeshje të këtij niveli, por ne nuk mund të presim shumë nga ai. Moise nuk ka luajtur shumë tek Everton dhe ka nevojë të rritet dhe të përmisohet”, mbylli trajneri i PSG-së. /abcnews.al