Prapaskena e madhe, si United e humbi Upamecano vetëm për 200 mijë €

schedule12:16 - 25 Tetor, 2020

schedule 12:16 - 25 Tetor, 2020

Mbrojtësi i RB Leipzig, Dayot Upamecano, mund të kishte qenë një lojtar i Manchester United. Tashmë francezi do t’i vizitojë “Djajtë e Kuq” si kundërshtar ditën e mërkurë sepse anglezët janë në një grup në Champions League me gjermanët.

Sipas asaj që zbulon “The Sun”, Upamecano zbarkoi në “Old Trafford” në moshën 16-vjeçare me ëndrrën për t’u bërë pjesë e një prej klubeve më të mëdha në botë. Asaj kohe klubi i tij, Valenciennes, kërkonte 700.000 euro për kartonin e tij.

Lojtari shkoi në zyrat e klubit anglez së bashku me agjentin dhe mamënë e tij, por United nuk paguante më shumë se 500.000 euro për shërbimet e tij. Transferimi u bllokua vetëm për 200.000 euro dhe ishte klubi i RB Salzburg që pagoi shumën e kërkuar për të.

Dayot tregoi vlerat e tij me kalimin e kohës dhe në vitin 2017 RB Leipzig pagoi plot 9 milionë euro për transferimin e tij. Aktualisht vlera e tij ka shkuar plot 55 milionë euro dhe padyshim që anglezët duhen të jenë penduar paksa për ato 200.000 eurot që nuk pranuan të paguanin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!