Në Prizren e “harrojnë” Covid-in, të rinjtë dynden në festë, ministri shkon dhe e gjobit vetë lokalin

schedule08:55 - 25 Tetor, 2020

schedule 08:55 - 25 Tetor, 2020

Për të parandaluar mbylljen totale, Kosova ka marrë masa të forta kundër përhapjes së koronavirusit pas rritjes së numrit të rasteve në javët e fundit. Por pavarësisht thirrjeve dhe gjobave një pjesë e qytetarëve nuk janë ndërgjegjësuar duke injoruar masat.

Në mesnatë ka qenë vetë ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj që bashkë me Inspektoratin dhe Policinë e Kosovës kanë mbikëqyrur respektimin e masave anti-Covid në Prizren. Gjatë kontrollit janë konstatuar disa lokale hapur.

Madje në një prej lokaleve po organizohej një festë me rreth 1 mijë persona të ftuar. Si pasojë, lokalet që nuk kanë respektuar masat janë mbyllur, ndërsa pronarët e tyre janë gjobitur./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!