Jahmir Hyka ka gjetur golin e parë në Kinë. Mesfushori ofensiv nga Tirana, u transferua në mesin e gushtit te Guizhou Hengfeng, ekip që garon në divizionin e dytë të futbollit kinez.
32-vjeçari realizoi golin e dytë në fitoren 0-3 jashtë fushe kundër Shenyang Urban FC. Ishte minuta e 40-të kur Hyka lëvizi bukur në krahun e majtë dhe mposhti portierin vendas me një goditje të saktë.
https://streamable.com/mqnobj
Nisje fantastike e Guizhou Hengfeng në grupin E të Jia League dhe rrjeta e parë kineze për lojtarin ofensiv, i cili numëron 47 ndeshje dhe 2 gola me kombëtaren e Shqipërisë. /abcnews.al