Ishte i shpallur në kërkim, policia e arreston pas 27 vitesh

schedule10:56 - 15 Qershor, 2018

schedule 10:56 - 15 Qershor, 2018

Policia e Ballshit ka mundur të arrestojë pas 27 vjetësh një autor vrasjeje. 79-vjeçari jetonte në Greqi me tjetër emër dhe herë pas here hynte në Shqipëri. Ai u kap në fshatin e tij, atje dhe ku ka bërë krimin dhe tani është 79 vjeç.

79 vjeç përfundoi në pranga, pas plot 27 vjetësh pasi kishte bërë një vrasje. Bëhet fjalë për Kadri Rustemin, banues në Lavdan, i cili është autor i një vrasjeje të ndodhur në vitin 1991.

Ai ishte dënuar me 25 vjet heqje lirie për vrasje, por i kishte shpëtuar policisë për afro tre dekada. Policia njoftoi për arrestimin e 79-vjeçarit, Kadri Rustemi, i cili ka vrarë me armë gjahu Xhafer Hadën dhe tentoi të vrasë një familjare të tij në Mallakastër.

Autori ishte fqinj me viktimën dhe sherri meri tyre ndodhi për një copë toke are.  Nuk dihet se si 79-vjeçari i kishte shpëtuar policisë për një kohë kaq të gjatë. Por burime nga fshati tregojnë se Rustemi ishte arratisur në Greqi dhe atje ka jetuar për shumë vite me tjetër identitet.

Fëmijët e tij jetojnë në Ballsh dhe Rustemi ka mundur të futet edhe herë të tjera në territorin shqiptar. Kësaj here, Policia e Ballshit e kapi në fshatin e tij Lavdan, aty ku dhe ishin bërë kontrolle të herë pas hershme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!