Parku Kombëtar i Korabit fillon me bjeshkët e Kërçinit, Velivarit, Skërtecit, Derzës, Gramës, rrafshet e Korabit dhe fushës së panairit është mahnitës jo vetëm për turistët e huaj, por edhe për vizitorët vendas.
Ofron gjithçka, panoramën mahnitëse, burime të shumta ujore, livadhe dhe bjeshkë me bimësi dhe lule, kafshë egra të të gjitha llojeve.
Por bjeshkët e Korabit nga vera deri në mesin e vjeshtës popullohen njerëz që ngrenë stane me tufa me dele.
Pjesa më e madhe e barinjve shkojnë me gjithë familjet. Mbledhin bagëtinë dhe çfarë kanë më të domosdoshme dhe ngjiten në bjeshkë.
Familja Perseku ka vite që ndjek të njëjtin itinerar. Zonja e familjes na përshkruan punët e saj në stan.
“Ditën e nis me mjeljen e bagëtisë, përgatit qumështit dhe bulmetit bën bukën dhe merret me fëmijët”, thotë ajo.
Po ndryshe ndodh me burrat. Ato sigurojnë drutë për stanin, ndërsa ditën e kalojnë duke shëtitur nëpër bjeshkë apo duke biseduar me të njohurit e tyre që kanë ngritur si ta stane.
“Për burrat është më thjeshtë, nuk merremi me punë të rënda. Përgatisim dru për të gatuar. Ushqimet i kemi tonat, bukën nuk e blejmë. Bulmetin e mbledhim për vete”, tregon Rustem Perseku.
Më të rinjtë kujdesen që bagëtitë të ushqehen mirë, disa mbledhin bimë medicinale, të cilat gjenden me shumicë në bjeshkët e Gramës dhe Korabit.
Nuk mungojnë as fëmijët ,të cilët vijnë nga fshatrat poshtë tek gjyshërit në bjeshkë.
Ato janë të kënaqur me jetën e stanit
“Këtu rri tek gjyshi. Kama ardhur në stan. Më duket shumë mirë. Ka pak mërzitje se nuk ka shumë çuna, për të luajtur”, tregon një fëmijëve.
Ilmi Spata, një ish-i dënuar politik, prej 18 vjetësh kalon verën dhe qëndron deri në fund të tetorit me bashkëshorte në stan.
Nuk ka bagëti po qëndron për klimën që i ndikon pozitivisht në shëndet.
“Kam pasur probleme me zemrën. Tani kam ardhur në bjeshkë dhe nga 2002 deri në 2011 nuk kam shku me u vizitu më në Tiranë. Tani vij çdo vit”, tregon Ilmi Spata.
Ai na tregon disa shembuj të ngjashëm.
“Njerëz që rrinë kot rrugëve të qytetit në vapën e gushtit duhet të vijnë të paktën 10 ditë në bjeshkë, për të marrë aromën e deleve, aromën e luleve dhe të pishave, për të rigjeneruar trupin”, thotë ai, ndërsa shprehet se është vend i dobishëm për njeriu.
Ngjitur me stanet është një liqen i bukur, jo shumë i madh për të cilin ka dhe një legjendë.
“Pleqtë tonë më parë na tregoni që një lopë me 12 qe, që është futur aty ka përfunduar në Shkodër, për të mbajtur larg fëmijët të mos mbyteshin”, tregon ai.
Edhe pse në një lartësi rreth 2.200 metra mbi nivelin e detit gratë kanë mbjellë kopshte perime.
Megjithëse janë në bjeshkë, dhe shumë gjëra nuk janë të mundura, ato mbajnë pastërti në kolibet e ndërtuara me plasmas.
Ky është Emriu, që fëmijë ka ardhur në stan dhe nuk mungon asnjë vit.
Të parët e tij kanë bjeshkën e veta dhe ai ka ndërtuar stanin. Ai na tregon ambientet brenda stanit.
“Kam 20 vjet në këtë vend”, shprehet Emri Spata.
Problem mbetet infrastruktura rrugore që të çon në të gjitha bjeshkët e Parkut kombëtar të Korabit e megjithatë gjithnjë e më shumë njerëzit i largohen pluhurit të qyteti për disa muaj dhe po mbajnë në kontroll dhe sëmundjet e tyre.
/abcnews.al/