Me ndërmjetësimin e Trump, Sundani dhe Izraeli nënshkruajnë marrëveshje

schedule22:34 - 23 Tetor, 2020

schedule 22:34 - 23 Tetor, 2020

Izraeli dhe Sudani ranë dakord të premten për të marrë hapa për të normalizuar marrëdhëniet në një marrëveshje të ndërmjetësuar me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, duke e bërë Khartoum qeverinë e tretë arabe që la mënjanë armiqësitë me Izraelin në dy muajt e fundit.

Presidenti i SHBA Donald Trump, i cili kërkon rizgjedhjen më 3 nëntor, nënshkroi marrëveshjen në një telefonatë me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe Kryeministrin Sudanez Abdalla Hamdok dhe Shefin e Këshillit Kalimtar Abdel Fattah al-Burhan, thanë zyrtarë të lartë të SHBA.

Vendimi i Trump këtë javë për të hequr Sudanin nga lista amerikane e sponsorëve të terrorizmit hapi rrugën për marrëveshjen me Izraelin, duke shënuar një arritje të politikës së jashtme për presidentin republikan ndërsa ai kërkon një mandat të dytë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!